Moti për nesër dhe pjesën e mbetur të javës

Parashikimi i motit për sot dhe pjesën e mbetur të javës

23.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me mjegull, e pasdite pritet të shpërndahet kur priten intervale me diell.

24.12 – Kryesisht me vransira.  Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

25.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite mundësi për reshje shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e temperaturat maksimale gradualisht do të rriten nga 5C deri 10C.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, e nga e enjte edhe mesatare nga krahu jugor 4-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.