Mikrobiologu Raka: Duhet të ndryshojmë stilin e jetesës

Mikrobiologu Lul Raka ka qenë i ftuar në T7 ku ka folur për situatën aktuale që Kosova po kalon në luftën kundër pandemisë.

Raka ka deklaruar se jemi në një fazë ku duhet që të ndryshohet stili i jetës, ku e jashtëzakonshmja duhet të duket e zakonshme.

“Tash jemi me një fazë ku e kemi kuptu që virusi do të jetë dhe është ende këtu pari, dhe do të duhej ne ta ndryshojmë dhe stilin e jetës, dmth siç e kam thënë e jashtëzakonshmja duhet te na duket e zakonshme, pra të bashkëjetojmë me virusin, por gjithsesi ti respektojmë masat të cilat duhet me vazhdu. Kryefjala është distancë sociale dhe përdorimi i maskave ose mbulesave dhe higjiena e duarve gjithashtu”, thotë Raka.

Mikrobiologu shton se duhet të qëndrojmë mbyllur apo të respektojmë rregullat për higjienë.

“Prandaj kjo besoj do të bëhet pjesë rutinore e përditshmërisë sonë, dhe kuptohet se në fazën në të cilën kemi qenë nuk kemi pasur ndonjë alternativë tjetër, por ne duhemi me u mbyll deri sa te gjejmë vaksinën por jeta vazhdon dhe duhet me gjet një far modusi, në mënyrë që edhe ekonomia të vazhdojë edhe të përmbushet edhe ajo komponenta tjetër, ajo komponenta e tretë e cila është të drejtat e njeriut, prandaj këtu është një farë trekëndëshi në të cilin është e vështirë me e gjet bilancin, por kryefjala është shëndeti i qytetarëve, jo veç Kosova por edhe shtetet tjera të cilat kanë marrë këto masa mendoj se e kanë arrit qëllimin kryesor. Qëllimi kryesor ka qenë të mos tejkalohen kapacitetet shëndetësore nëpër secilin shtet, na për veti e kemi këqyr, kapacitetet shëndetësore në Kosovë janë më të ulta krahasu me shtete e zhvilluara, edhe na as ne ëndërr smujm me pa kapacitetin e Gjermanisë i cili është shembull në Evropë po edhe në botë. Prandaj duke i ditë kapacitetet tona, masat restrektive që janë marrë e kanë arsyetu veten dhe kanë tregu që në këtë fazë kanë qenë të pa zëvendësueshme”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se lehtësimi i masave duhet që të ndodhë gradualisht.

 “Në kohën kur flitej për lehtësimin e masava e pata përmend dhe pata shkrujt se lehtësimi duhet të jetë gradual dhe se pas lehtësimit mund të ketë një rritje sepse normal ka qarkullim më të madh të njerëzve. Mirëpo poenta kryesore është që ky numër duhet të jetë i menaxhueshëm për shëndetin shëndetësor të Kosovës. Besoj që është i menaxhueshëm. Dje ndodhi për herë të parë me u kthy  me kanë në disavantazh, pra me pas ma shumë raste të sëmurë sesa raste të shëruar, por mendoj se kjo është e menaxhueshme për kapacitetet shëndetësore”, thotë ai.

Raka ka folur edhe për kapacitetet që ka Kosova për trajtimin e të prekurve me këtë virus.

“Klinika infektive i ka 125 shtretër, ka staf të mrekullueshëm dhe po ashtu asnjëherë gjatë këtyre dy muajve nuk patëm mbulim qind për qind të shtretërve, as nuk patëm një ngarkesë të madhe të personave që kanë nevojë për kujdes intensiv edhe të cilët do të kishin nevojë për respirator. Prandaj kryesorja është kjo, që të mos mbingarkohen kapacitete shëndetësore. Kjo në terminologjinë sportive është karton I verdhë për qytetarët që të kenë kujdes sepse distancën sociale duhet me mbajtë edhe maskat ose mburojën e fytyrës duhet ta mbajë, sidomos ditëve në vijim kur pritet lehtësimi i lëvizjes dhe ku pritet të ketë grumbullim të njerëzve në disa vende të caktuara, për shembull kur të hapen qendrat tregtare ose në hapjen eventuale të transportit publik. Në autobus, tren, a e ke pa në shtete tjera nuk mundesh me hyp në autobus pa maskë sepse ke me qenë afër, s’ka distancë sociale karrige me karrige në autobus ose në tren”, tha ai.