Jennifer Lopez

Mes spekulimeve për divorc, Jennifer Lopez bën dedikimin për Ben Affleck

Jennifer Lopez hodhi poshtë thashethemet për divorc pas postimit të ngrohtë që bëri ajo për bashkëshortin e saj Ben Affleck.

Krijuesja e hitit “On the Floor”, i bëri atij një urim dedikues për Ditën Ndërkombëtare të Babait, përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Heroi ynë. Gëzuar Ditën e Babait”, shkroi Lopez në postimin e saj.

Foto: Jennifer Lopez / Page Six

Bashkangjitur mesazhit të ëmbë, ajo publikoi edhe një foto të vjetër të Affleck me një xhaketë lëkure të zezë.

Affleck, 51-vjeçar, ka tre fëmijë me ish-bashkorten e tij, Jennifer Garner.

Foto: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck / Page Six

Postimi i JLO-s vjen pas spekulimeve të shumta për divorc.