Euro 2024

Mashtrimi i mediave serbe, thonë se në Gjermani ekipi serb po provokohet nga shqiptarët

Mediat serbe sot kanë mbushur portalet e tyre me një shkrim kinse shqiptarët që jetojnë në Gjermani kanë provokuar ekipin serb që tashmë është vendosur atje dhe po bëhet gati për kampionatin e tyre.

Krejt çfarë shihet në një video të publikuar nga mediat serbe është kur një makinë kalon në rrugë dhe dëgjohen muzikë shqiptare me zë të lartë, duke mos bërë as më të voglin provokim, por ja që gjithçka atyre iu duket provokim dhe mundohen të njollosin imazhin e vendit tonë, transmeton Ballkani.info.

Për më shumë vlerësojeni vet në videon e mëposhtme se çfarë provokimi ka qenë ky. /Ballkani.info/