Lukaku shumë afër kalimit në Inter

Raportet e fundit thonë se Interi është rrugës për të arritur një marrëveshje me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku

Negociatat janë duke zhvilluar për disa muaj, me skuadrën nga Old Trafford e cila asnjëherë nuk arriti që të paguajë 85 milionë euro për të.

Sipas Sky Sport Italia, agjenti i lojtarit Federico Pastorello ka ka ateruar sot në Londër për të përfunduar detalet e fundit të transferit.

Madje edhe presidenti i Interit, Steven Zhang raportohet se është në Londër për të shtyrë bisedat përpara.

Oferta e fundit ishte 75 milionë euro plus bonuse sipas paraqitjeve.

Edhe Juventus kishte arritur një marrëveshje me Paulo Dybala, por argjentinasi e refuzoi kalimin, duke bërë që Interi të kthehet përsëri në garë.

Lukaku është dënuar sot për shkak se nuk është kthyer në stërvitje derisa është parë duke stërvitur me skuadrën e Anderlecht në Belgjikë gjatë dy ditëve të fundit.

Afati i fundit për transfere në Premier Ligë përfundon nesër në mbrëmje kështu që Manchester United janë paksa në garë me kohën që ta shesin dhe të gjejnë një zëvendësim të përshtatshëm.

Ata mund ta transferojnë gjatë këtyre ditëve njërin prej dy lojtarëve, Fernando Llorente me parametra zero apo Mario Mandzukic i cili ka një çmim prej 15 milionë euro.

loading…