Loris Karius rikthehet te Liverpooli
Loris Karius është rikthyer te Liverpooli, pasi gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Besiktasit.
Portieri gjerman ishte i huazuar nga Liverpooli te Besiktasi, por pas disa problemve me pagë ai ka vendosur që të prish marrëveshjen me klubin turk.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’, Loris Karius ka njoftuar për përfundimin e kontratës dhe kësisoj ai do të rikthehet te Liverpooli.
“Përshëndetje të gjithëve, sot e kam përfunduar kontratën time me Besiktasin. Kisha probleme në vazhdimësi me klubin dhe isha i detyruar që të largohem” – ka shkruar mes tjerash 26 vjeçari.