Reagim

​Lista Serbe i reagon Rashiqit: Nuk të votuan qytetarët

Lista Serbe ka reaguar pas paralajmërimeve të ministrit për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq se është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit për asociacionin.

Në reagim thuhet se Rashiq nuk u votua nga serbët e Kosovës dhe se ai e mori postin si ministër nga kryeministri Albin Kurti.

“I rikujtojmë opinionit se serbët nuk i kanë dhënë asnjë votë Rashiqit, si dhe se nuk ka asnjë deputet në Kuvendin e Prishtinës, që do të thotë se ai nuk ka absolutisht legjitimitet të flasë për asociacionin e komunave me shumicë serbe apo qëndrimin e serbëve të Kosovës”, thuhet në reagim.