Lazio mposht Juventusin për Superkupën e Italisë

Lazio ka arritur të triumfojë ndaj kampionit të Serie A, Juventusit në Superkupën e Italisë.

Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 3 me 1.

Luis Alberto shënoi golin e parë për Lazion në minutën e 16. Kurse Dybala barazoi shifrat në minutën e 45.

E në pjesën e dytë Lazio shënoi edhe dy herë.

Luliq e Cataldi shënuan golat për t’ia siguruar këtë trofe Lazios.