Lazio me fitore të madhe kundër Napolit, blindon pozitën e tretë. Luajti edhe Valon Berisha

Lazio ka arritur një fitore të madhe sonte kundër Napolit, të cilët i mposhti në Stadio Olimpico të Romës me rezultat 1-0

Lazio është drejt sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka luajtur sonte kundër Napolit, një kundërshtari direkt për top 4 në Serie A, të cilët i ka mposhtur me rezultat të ngushtë 1-0.

Lazio ishte shumë më e mirë nga fillimi i këtij takimi dhe vazhdimisht kanë qenë në kërkim të golit të fitores.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë Lazio punoi shumë dhe arriti të goli tek në minutën e 82-të.

Ishte sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre, Ciro Immobile që shënoi për Lazio duke ia siguruar kështu tri pikë skuadrës që menaxhohet nga legjenda e Kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Në këtë ndeshja pas një kohe të gjatë është inkuadruar edhe ylli kosovar, Valon Berisha. Ai lujti nga minuta e 81-të.

Me këtë fitore, Lazio ka 42 pikë, tri pikë më pak se Interi dhe Juventusi që kanë pozita dy dhe 1.

Napoli në anën tjetër zbret në pozitën e 9 me vetëm 24 pikë.  /Ballkani.info/