e-Twinning

Lansohet projekti e-Twinning, bashkëpunim arsimor me 40 shtete evropiane

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, e kanë bërë lansimin e projektit e-Twinning, që ia mundëson sistemit arsimor në Kosovë, të bashkëpunojë me sistemet arsimore në 40 shtete të Evropës.

Ministrja e ka thënë që përmes këtij projekti bëhet promovimi i mësimit të bazuar në projekte dhe qytetarinë digjitale duke mundësuar të zhvillohen aftësitë digjitale në gjeneratat e reja, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova.

“Jemi bashkë për të lansuar zyrtarisht projektin E-Twinning, pasi që këtë vit jemi bashkuar komunitetit të E-tëinning, platformë kjo online që mundëson bashkëpunimin e mësuesve, nxënësve dhe stafit të shkollave nga vende të ndryshme dhe Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e platformës me më shumë së 40 shteteve të cilat tashmë kanë qasje por edhe mundësi të bashkëpunimit. kjo është bërë e mundur përmes bashkëpunimit të MASHTI-t si bashkëfinancuese me Komisionin Evropian duke ofruar mundësi për bashkëpunim me shkollat e 40 shteteve”, ka thënë Nagavci.

Ajo po ashtu i ka falënderuar zyrtarët e Bashkimit Evropian që kanë ndihmuar në punën e përbashkët.

“Po e fillojmë për herë të parë në Kosovë që këto mundësi që ofrohen në programin Erasmus+ ti zhvillojmë edhe në arsimin parauniversitar në të gjitha nivelet. që nga viti 2015 Erasmus ka qenë programi më i madh evropian i cili ka hapur dyert për mundësi të panumërta në fushën e bashkëpunimit në mes të institucioneve tona, organizata ndërkombëtare dhe vendore në arsimin e lartë dhe profesional e tani po e krijon këtë mundësi edhe për arsimin parauniversitar”.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE në Kosovë Johannes Madsen, shprehu kënaqësinë e tij për inaugurimin e një projekti te tillë në Kosovë, sikurse E-tëinnig.

“E konsideroj këtë iniciativë si gurthemel shumë të rëndësishëm për rrugëtimin e afrimit të shkollave të BE-së dhe do i pasuroj përvojat edukative të mësimdhënësve. Programi është financuar nga Erasmus plus në bashkëpunim më MASHTI-n”, ka thënë Madseni.

“Ky program ofron platformë digjitale për stafin për të bashkëpunuar me shkollat e vendeve evropiane duke i ndarë edhe përvojat e tyre në rrugëtim. E-twinnig përdor pushtetin e teknologjisë për t’i ndërlidhur”.