Plani i Rritjes

Lajçak e thotë hapur që 900 mln eurot nga Plani i  Rritjes, janë të kushtëzuara me dialogun: Unë jam përgjegjës për vlerësim

Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është diskutuar në takimin mes emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lajçak, tha para gazetarëve se ky instrument financiar ofron miliona euro për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se ai do të jetë përgjegjës për vlerësimin e plotësimit të kushteve.

“Siç e dini është një instrument financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak.