Albin Kurti

Kurti para aktivistëve: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të shënjimit të 19 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se qeverisja e tij, po i jep kuptim pavarësisë së Kosovës, anipse lëvizja e tij e pati kundërshtuar planin për pavarësinë e vendit, duke insistuar në bashkim kombëtar.

“Nuk është rastësi që Vetëvendosje u formua në ditën e çlirimit. Edhe 17 shkurtit po ia japim kuptimin e saj tash me qeverisje. Një pavarësi me barazi, një pavarësi me drejtësi, një pavarësi pa korrupsion.” – ka thënë Kurti para aktivistëve, të cilëve jo shumë kohë më parë iu premtonte krejt tjetër gjë.