Kurti-opozitës: Kur ta takoni Escobarin thuajani kaq zëshëm se jeni për marrëveshje finale me njohje në qendër

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar opozitën që para përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i shpalosin kërkesat e tyre lidhur me bisedimet me Serbinë.

“Kur ta takoni Escobarin, thuajani përpara, mendomëni mua dhe thuajani atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër”, është shprehur Kurti në kuvend.

“Po thoni se po fshihem, si mund të fshihem kur ju kam ftuar në zyrë për ta parë propozimin e BE-së”.