Ura e Ibrit

Kur hapet Ura e Ibrit? Elshani: Nuk ka ende diçka të re

Javë më parë tha se “hapja e Urës së Ibrit është çështje kohe”, por pyetur sërish se “kur?” Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës i ngarkuar me çështje të veriut, Veton Elshani, thotë se “ende nuk ka diçka të re” në këtë drejtim.

Nuk ka diçka të re, nuk ka diçka të re. Dëgjo, ne i mbesim qëndrimit që çdo vendim i Qeverisë dhe i vendit tonë e eprorëve tanë do të ekzekutohet”, tha Elshani për Gazetën Express.