Takim

Konjufca takohet me ministrin e Brendshëm izraelit, flasin për çështjet e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.

Në takim, bëhet e ditur se u fol për çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore por edhe çështjet e sigurisë dhe mundësitë për t’i forcuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.

“Kryetari Konjufca e falënderoi ministrin izraelit, Moshe Arbel, për punën e bërë për të arritur deri te heqja e vizave nga shteti i Izraelit, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Palët vlerësuan se kjo gjë përbën një hap shumë domethënës në zhvillimin e raporteve mes dy shteteve, si dhe është një mundësi shumë e mirë për të rritur shkëmbimet e dyanshme, ku qytetarët e dy vendeve tona do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministri izraelit e falënderoi Konjufcën për pritjen, teksa shprehu gatishmërinë.