Moti

Java nis me borë e shi, të enjten ngritën temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, ku njofton se e hëna do të jetë e vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë natës, ato do të shndërrohen në reshje bore, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-5 gradë.

Për të martën, IHMK-ja ka bërë të ditur se do të ketë vende-vende fjolla bore, e temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 1-4 gradë.

“Mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Mot më i nxehtë do të mbajë të enjten, ku temperaturat maksimalet do të mbërrijnë deri në 12 gradë celsius.

“E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.