Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Sot në vendin tonë janë planifikuar të mbahen disa ngjarje.

Sot në vendin tonë pritet të mbahen disa ngjarje, ndërkaq temë e ditës së sotme pritet të jetë vizita e Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme:

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropian në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

– Me rastin e arritjes se shifres prej mbi 2 milion udhetareve të sherbyer brenda një ANP “Adem Jashari” mban konferencë për shtyp. (Terminali i ANP “Adem Jashari”, ora 9:30)

– Qendra e Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuar – Handikos organizon konferencën Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë. (Zyrët e Handikos në Veterrnik, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione se bashku me Zyrën për Qeverisje të Mirë, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara diskutojn lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

– Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike dhe Artpolis bëjn lansimin e raportit hulumtues të titulluar “Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve”. (Biblotekën Kombëtare, ora 10:20)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon konferencën: “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të – Programi COSME”. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

– Shoqata “Miqtë e Amerikës” ul në gjysëm shtizë flamurin amerikan në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.Ë. Bush. (Shtatoria Bill Clinton, ora 11:00)

– Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizon konferencë me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit “Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”. (Rruga “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban te Katedralja “Nënë Tereza”, ora 11:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. (Objekti i Komunës së Pejës, ora 11:30)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

– AKB dhe Viva Fresh Store organizojnë hapjen e e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore. (Viva fresh store në Vetrnik, ora 12:00)

– Shoqata “Miqtë e Amerikës” hap librin e zisë në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.W. Bush. (Zyra e shoqatës “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë, Rr. “Antigona Fazliu”. afër shkollës Fillore “Jeronim De Rada”, ora 12:00)

– Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, ora 13:15 – vetëm pamje)

– Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018”, me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Hotel Emerald, ora 13:30)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018′, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 13:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:00 – vetëm pamje)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 14:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Kabineti i Presidentit, ora 14:50 – vetëm pamje)

– Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:50 – vetëm pamje)

– Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

– Biblioteka Kombëtare e Kosovës bën përurimin e librit dhe të ekspozitës me fotografi “A Worn Path” të fotografit Matt Kollasch. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30).