Haradinaj i ndan medalje Familjes Kqira për kontributin e tyre për çështjen kombëtare

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Kqira, të cilët janë mërgimtarët më të hershëm që u larguan nga presioni serb.

Haradinaj përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se kjo familje ishin financues të organizimeve për liri.

“Duke mos shkëputur asnjëherë lidhjet me Atdheun, ata ishin financues të organizimeve për liri, që kulmuan me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.”, shkruan Haradinaj.

Ai kësaj familjeje i ka ndarë ëdhe medalje për  kontributin e tyre në çështjen kombëtare.

“Kam ndarë për këtë familje atdhetare medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tyre në çështjen kombëtare”, thuhet tutje në njoftimin e tij.

Ai gjithashtu i ka falenderuar pjesëtarët e kësaj familjej për mikpritjen.

Ja postimi i plotë i tij:

Familja Kqira janë prej mërgimtarëve të hershëm që u larguan nga represioni serb. Duke mos shkëputur asnjëherë lidhjet me Atdheun, ata ishin financues të organizimeve për liri, që kulmuan me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kam ndarë për këtë familje atdhetare medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tyre në çështjen kombëtare.

Antonin dhe Kqirajt i falënderoj për mikpritjen!

RH