Haradinaj: BE të shtrijë dorën për popullin e Kosovës, të bëhet liberalizimi i vizave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shkruan ballkani.info
Haradinaj tregoi se me ambasadorin Szunyog, bisedoi për mundësinë e liberalizimit të vizave.
‘Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë: