“Thinking of You”

Hapet zyrtarisht në Hagë instalacioni nga Alketa Mripa, që bën thirrje për veprim kundër dhunës seksuale në konflikt

Një simbol i fuqishëm i qëndrueshmërisë dhe një thirrje për veprim u nis në Hagë më 3 qershor.

Instalacioni i artistes së njohur ndërkombëtarisht Alketa Xhafa Mripa, “Thinking of You”, mbuloi qytetin me një det fustanesh, fundesh, këmishash të dhuruara, secila një dëshmi e heshtur e guximit të të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale gjatë konflikteve.

Nga data 3 qershor dhe duke vazhduar deri më 28 qershor, instalimi do të mbush Atriumin e Bashkisë së Hagës.

Më pas, nga 18 deri më 23 qershor, instalimi do të zgjerohet në ambientin e jashtëm përgjatë sheshit Lange Voorhout, duke mbledhur një tjetër koleksion fustanesh dhe këmishash nga të mbijetuarat/it në mbarë botën.

Më datën 19 qershor do të jetë ngjarja zyrtare e hapjes së instalacionit, që përkon me ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

“Thinking of You”, tejkalon një ekspozitë të thjeshtë arti, duke u shndërruar në një platformë të fuqishme për të mbijetuarit.

Veshjet e dhuruara nga mbi 20 vende, duke përfshirë Republikën Demokratike të Kongos dhe Bosnjë-Hercegovinën, qëndrojnë si testament i heshtur i kostos shkatërruese njerëzore të dhunës seksuale.