Bedri Hamza

Hamza uron të ketë më tepër harmoni e solidaritet: Të punojmë bashkë për progres e prosperitet

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit. 

Hamza pas vizitës që pati në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka bërë thirrje për më tepër harmoni, paqe e solidaritet. 

“Shfrytëzoj rastin t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam për festën e Kurban Bajramit. T’ju uroj shëndet, begati e gjitha të mirat në familjet e tyre. Është festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën. Urojmë të ketë harmoni, paqe. Është festë ku realisht njerëzit janë më bujar, solidar, edhe falin e pajtohen. Gjithmonë këto festa uroj të ketë gëzime, begati  e harmoni. Gjithë të punojnë bashkë për progres dhe prosperitet”, ka thënë Hamza.