Grabitje me armë në Doganaj

Policia raporton se mbrëmë në fshatin Doganaj në Kaçanik një person ka njoftuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin e tij, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim të sëpatës , i ka grabitur para kesh dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.