Dukagjin Gorani

Gorani, i ashpër: Ne nuk dimë as çfarë flasim, kombi nuk është ekip futbolli

Analisti Dukagjin Gorani pyeti se si “e dëshmojmë dashurinë tonë për vendin përveç tifozërisë?”.

Komentet i dha teksa po diskutohej ndeshja Shqipëri-Itali në Pressing në T7.

“Kombi ose shteti nuk është ekip edhe mënyra qysh ti e manifeston afeksionin tënd ndaj shtetit dhe kombit dallon prej botëkuptimit që e ki për një ekip të caktuar…”, tha Gorani në Pressing.

“Nëse e largojmë aspektin tifozerik, mua më intereson shumë qysh e shpalosin edhe banorët në Kosovë edhe në Shqipëri nëse nuk është tifozëria dhe nëse nuk ekziston qasja eksluzivisht tifozerike qysh e tregon dashurinë ndaj vendit”, tha Gorani.

“Qysh e dëshmojmë ne dashurinë ndaj vendit tonë përveç tifozërisë, me ruajtje të ambientit, me promovim të prodhimeve tona, me definim të karakterit të shoqërisë tonë…Çka qesim ne në tavolinë kur flasim për dashurinë ndaj vendit tonë”, pyeti ai.