Musli Vërbani

Gjoksi i Naim Tërnavës

Lufta kishte përfunduar, forcat e NATO-s ishin vendosur në Kosovë,UNMIK-u kishte filluar punën e vet në Kosovë, pas largimit të forcave Serbe nga Kosova ishin mbajtur zgjedhjet qendrore në Kosovë.

Kosova kishte nevojë për ndryshime në të gjitha aspektet, Naim Tërnava kishte marrë iniciativën (Kryetar i Kuvendit të BIK) për ndryshimin e kushtetutës së BIK-ut.

Ndoshta dikush do të mendonte se ky ndryshim bëhej nga se kishin ndryshuar kushtet dhe rrethanat, por e vërtetë ishte krejt ndryshe, nuk ishte qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së BIK-ut në bazë të kushteve dhe rrethanave të krijuara por qëllimi ishte që Naim Tërnava të merrte timonin e BIK-ut, por jo që të merrte timonin për të orientuar në drejtim të duhur por për ta stagnuar, për ta izoluar dhe për ta bllokuar islamin institucional në Kosovë (siç do ta tregojmë në vazhdim).

Përpos disa ndryshimeve Kozmetike në të ashtuquajturën Kushtetutë e BIK-ut, nuk u ndryshua asgjë, vetëm se u ndryshua kushtetuta e BIK-ut me nënshkrimin e Naim Tërnavës (si Kryetar i Kuvendit), që kryetari I BIK-ut të mos ketë të drejtë të kandidohej më shumë se dy herë (dy mandate me nga 4 vite).

Rexhep Boja, i cili deri atëherë ishte kryetar I BIK-ut, e pranoi ndryshimin e këtij neni, kushtetuta ndryshoi dhe Naim Tërnava u zgjodh kryetarë i BIK-ut. Po, Naim Tërnava u zgjodh i pari i BIK-ut dhe pasi që e mori pozitën e rrihte gjoksin: “Unë përfaqësoj 2 milion 3 qytetarë musliman të Kosovës”. E a i përfaqësoi Naim Tërnava 2 milion musliman, e vërteta e tregon të kundërtën.

Vitet kalonin dhe përafërsisht kaluan dy dekada dhe 2 milion musliman pritnin prej të parit të tyre se do t‟i përfaqësonte ata. Gjoksi i Naim Tërnavës prej pule nuk përfaqësonte 2 milion siç pretendonte ai vazhdimisht, por ishte një gjoks pule dhe përfaqësonte vetëm punëtorët e tij dhe veten e tij.

Çështjen e parë dhe kryesore të cilin asnjëherë nuk mundi ta rregullonte, ishte rregullimi i statutit juridik institucional të BIK-ut. U rregulluan shumë institucione, e në mesin e atyre institucioneve u rregullua edhe gjendja e kafshëve duke përfshi edhe qentë endacak (të cilët kafshonin fëmijët nëpër rrugë) dhe ata qen endacak ishin të mbrojtur me ligj sepse ishte dikush i cili i mbronte, ndërsa ata të cilët i përfaqësonte Tërnava, nuk ishin të mbrojtur edhe pse ato të drejta ishin prej të drejtave themelore dhe të lirive të njeriut. Gjoksi i pulës i Naim Tërnavës i cili pretendonte se i përfaqëson 2 milion nuk ishte në gjendje t‟i mbronte vajzat e mbuluara të cilat përjashtoheshin nga shkolla vetëm se ishin me mbulesë, pra ata përjashtoheshin nga shkolla vetëm sepse kishin mbulesë.

Në shtetin fqinj të Maqedonisë u fut lënda fetare, po ashtu edhe në Preshevë, ndërsa gjoksi i (pulës) së Naim Tërnavës, i cili pretendonte se i përfaqëson dy milion nuk ishte në gjendje të fuste lëndën e edukatës fetare nëpër shkolla. Ai edhe më tutje e rrihte gjoksin se i përfaqëson 2 milion qytetarë.
Në Shqipëri, edhe pse gjatë sistemit komunist ishin mbyllur edhe xhamitë e mos të flasim se a ka pas medrese, u hap Universiteti Islam Bedr, ndërsa Tërnava mbeti vetëm me një fakultet i cili ishte i themeluar që nga masat e dhunshme, pra me Fakultetin (e përgjithshëm) e Studimeve Islame.
Xhamia e namazgjasë në Tiranë dhe xhamia qendrore në Prishtinë edhe pse e kishin siguruar fondin e ndërtimit, ajo e Tiranës është në përfundim e sipër dhe sivjet do të bëhet hapja solemne e saj ndërsa për çdo vit brenda një dekade të tërë, Naim Tërnava edhe pse e kishte projektin prapëseprapë nuk ia arriti deri më sot ta realizonte sepse gjoksi i tij i pulës nuk mund t‟i përfaqësonte 2 milion muslimanë.

Naim Tërnava me gjoksin e tij të pulës të cilën e rreh vazhdimisht nuk mund të mbronte as njërën prej xhamive më të vjetra në kryeqytet, pra restaurimin e Xhamisë së Çarshisë në qendër të Prishtinës e cila ka mbetur në gjysmë. Ajo xhami filloi të restaurohej por ngeci. Ka kaluar një dekadë dhe në atë xhami edhe sot e kësaj dite hedhen mbeturina, urinohet në të, zhvillohet prostitucioni dhe përdoret droga dhe ai arsyetohet se këtë çështje e kanë në dorë të tjerët dhe se po ta kishte në dorë ai do ta restauronte me kohë. A thua ku i mbeti gjoksi i tij i pulës i cili pretendonte se i përfaqëson 2 milion sepse xhaminë po ia përfaqësuaka dikush tjetër.

Naim Tërnava i cili e kishte ndryshuar kushtetutën për t‟u zgjedhur i pari i BIK-ut, pas tetë viteve e ndryshoi për të pasur të drejt të rikandidohej dhe të zgjidhet më shumës e dy mandate dhe atë me nga 5 vite, dhe për të parën herë ai ndryshoi nenin kushtetues për të mos pasur të drejtë ish 5 Kryetari i BIK-ut të kandidohej më shumë se dy here nga 4 vite tani për të dytën here e ndryshoi vet për të pasur të drejtë që vet të rikandidohej dhe të rizgjidhet edhe më shumë se dy mandate dhe atë me më shumë se dy herë nga 5 vite. Padyshim se gjoksi i tij kësaj radhe funksionoi sepse vet e kishte nënshkruar ndryshimin për të parën herë dhe prapë tani me nënshkrimin e tij e fshiu dhe e ndryshoi me dorën e tij, dhe këtë ndryshim e bëri sikurse pula e cila me këmbën e saj i fshin gjurmët e saj.

Në fund, Naim Tërnavën mund ta përshkruajmë me atë se ai ndryshoi fytyrën e tij prej njeriu me mjekër të rruar dhe me mustaqe të zgjatura në njeri me mustaqe të shkurtuara dhe me mjekër të lëshuar. Edhe pse u ndryshua vet me shkurtim të mustaqeve, nuk vërehet se ka ndryshuar në lëshimin e mjekrës sepse edhe nëse e ka lëshuar mjekrën për ca mm as që vërehet se është lëshim i mjekrës ashtu siç nuk vërehet ndonjë ndryshim në atë që përfaqëson “dy milionët” e tij.