Gjini: Gjakova i qëndron besnike vizionit të Aleancës dhe liderit Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjakovë bëri të ditur se pasditen e sotme zhvilluan takim me banorët e fshatrave Botushë, Molliq dhe Brovinë.

Në takime të ndara u përmblodhën disa nga investimet e bëra në këto fshatra nga qeverisja lokale dhe ajo qendrore në kohën kur kreu i AAK-së, njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj ishte kryeministër.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare na bëjnë të reflektojmë mirë dhe të vendosim seriozisht se kush duhet të udhëheq me vendin”, tha ndër të tjera gjatë takimeve kryetari i degës, Ardian Gjini.

Ndër të tjera në takimeu tha se Reka e Keqe mbetet gjithmonë vatër e ngrohtë për familjen e Aleancës.