Lajmi i fundit

Gjilani prezanton ish-mesfushorin e Shqipërisë

Gjilani është përforcuar me ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë. Bëhet fjalë për mesfushorin 30-vjeçar, Ergys Kaçe.

Mesfushori Kaçe ka luajtur për Shqipërinë 25 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola. Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës greke, Kalamata.

Ka luajtur edhe për PAOK-un, Panathinaikosin, Viktoria Plzenin. Në Shqipëri luajti për Partizanin.

Kaçe është prej emrave të mëdhenj që do të paraqitet në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.