Video

Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën

Visar Dermaku, i njohur me emrin artisti Gani Germia ka bërë një deklaratë për ish menaxhmentin e tij.

Ai në një video në Instagram ka folur për Naser Qelin, i cili sipas tij e ka prerë në besë.

 “Shumë dashni kam me gëzu për familjen Gashi se janë burra e ai nuk është burrë hiq, ai është një prej njerëzve më të ligë qe kam njoft, 24 orë kohë ka për me m’thirr edhe me e prish kontratën”, ka thënë ai.

E i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Naserit duke thënë që Gania din vetëm të ofendoj dhe se kontrata është prishur në momentin që vetë ai i ka fshirë projektet e tij.

“Oo Ylli i shqiptaris . Po qysh met pre n,bes ty me than qe je Artist per ndonje Film a po Serial a per me kendu ti din vetem me ofendu tkam majt ne shtepin tem vite si met pas vlla po un nuk kam hater mbetje ndaj teje edhe me fol edhe ma keq se ta di nivelin deri ku ke arrit ti ke mujt me kan per nime dikushi ama ta ka prish trunun aja e mallkume e sa i perket kontrates aja esht e prisht ne mometin qe i kam fshi projektet e mia”, ka komentuar Naseri në videon e publikuar të Ganisë.