Franca

Franca me epërsi minimale pas pjesës së parë

Franca e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Austrisë. Franca kaloi në epërsi falë autogolit të Maximilian Ëoeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të.

Tre minuta para se Franca t’i gëzohej epërsisë, Austia pati rast të mirë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.

Kylian Mbappe po ashtu lëshoi dy raste shënimi. Rastin e parë e pati në minutën e nëntë. Gjuajtjen e Mbappes e priti portieri austriak, Patrick Pentz. Edhe në situatën e dytë të minutës së 45-të, Mbappe nuk ishte konkret. Ndeshja i takon Grupit D të “Euro 2024”.