Zgjedhjet 2021

Demokraci Plus: Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, s’mund të kandidojnë për zgjedhje

Në zgjedhjet e jashtëzakonshëm që pritet të mbahen në fund të janarit apo fillim të shkurtit, s’pritet të ketë koalicione të mëdha parazgjedhore.

I vetmi koalicion që pritet të ndodhë është ai PDK-Nisma dhe lista e Vjosa Osmanit me Vetëvendosjen, vlerëson Albert Kransiqi menaxher i programeve në Demokraci Plus.

Krasniqi  thotë se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejtë brenda afateve kushtetuese, por e vlerëson si shumë të rëndësishme miratimin e buxhetit për vitin 2021, para shpërndarjes së Kuvendit.

“Nuk e besoj që do të ketë koalicione,  Nismën presim gjithsesi dhe gjasat janë më të mëdha qa ajo të bashkohet më PDK-në. LDK-ja, kryetari i saj Isa Mustafa tha se nuk janë pro koalicioneve, kështu që për Nismën s’mbesin shumë opsione se më kënd do të garojë përveç se me PDK-në dhe po ashtu në qoftë se znj.Osmani do të arrijë të formojë një listë të saj, gjasat i shohë që ajo të garojë brenda listës së Vetëvendosjes”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.

Ai vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë kohë mund të jenë më të përshtatshme për Vetëvendosjen, pasi sipas tij,  kjo parti është me konsoliduar, por jo edhe për LDK-në e PDK-në.

“Më së paku është e favorshme për LDK-në, sepse ishte në një pozitë ku patë telashe të brendshme dhe këto do të mund t’i kushtojnë nëse nuk arrin të konsolidohet mirë, dhe të ketë në listë njerëz që mund të gëzojnë popullaritet në publik.

“PDK po ashtu nuk është në pozitë të favorshme për shkak se s’ka një lider që është i zgjedhur, por është me ushtrues detyre dhe edhe kjo mund t’i kushtojë edhe vetë PDK-së . Nisma ishte parti që me vështirësi kaloi pragun dhe tani duhet  të shoh koalicionet tjera.  Mbetet që VV është në situatë më të favorshme për shkak se është më mirë e konsoliduar, ka bërë pastrimin e partisë nga njerëzit të cilët kanë mundur të sfidojnë  liderin. Tani Kurti është i pa-sfiduar të vendosë për listën, qoftë edhe për politikat brenda partisë”, vlerëson ai.

Zgjedhjet në vend duket se ishin të pashmangshme edhe pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të çështjes së Presidentit, duke parë dallimet e mëdha që kishin partitë politike për këtë çështje.

Por, sipas Krasniqit pas zgjedhjeve partitë do të jenë më të gatshme për të arritur kompromis për këtë pozitë.

“Tani besoj që gjakrat mund të jenë më të qetësuar dhe paritë mund të jenë më të gatshme për kompromise për shkak se i shohin rezultatet zgjedhore, s’ka më kontestime  të legjitimitetit të organeve të zgjedhura dhe kështu mund të krijohet një klimë më e përshtatshme për të pasur një president, por kjo do të varet edhe prej sjelljeve të partive politike, nëse do të ketë arrogancë të numrave kjo mund të na dërgojë në bllokadë të cilat nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkonte sërish në zgjedhje nëse Kuvendi mund të dështonte ta zgjidhte Presidentin”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese joprofesional dhe i paargumentueshëm

Albert Krasniqi i cili është edhe njohës i Kushtetutës, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, është i jo profesional dhe i paargumentueshëm.

Ai përmend disa çështje të aktvendimit që sipas tij, e bëjnë atë jo të drejtë dhe të paargumentuar.

“Gjykata ka problem të bëjë dallimin ndërmjet  e kritereve për kualifikim të kandidatëve  për të garuar për zgjedhje për deputet me humbjen e mandatit të deputetit, që janë dy çështje të ndryshme. Për kualifikim të kandidatit për zgjedhje po kërkohet që tri vitet e fundit mos të ketë dënim për vepra penale, kurse humbja e mandatit të deputetit humbet kur ka një vit e më shumë dënim me burgim dhe në atë rast humbet mandati i deputetit. Gjykata i ka trajtuar si të ndërlidhura dhe kështu i ngatërron shpesh herë edhe në mesin e pikave p.sh, 11 dhe 12 herë thotë që dënimi është me burgim, herë dënim për vepër penale që nuk e ka të qartë këtë dallim i cili është substancial.`

Pastaj ka bërë shfuqizim të një neni kushtetues që është neni 45, dhe i ka dhënë fuqi një neni të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Kështu i ka dhënë epërsi juridike ligjit në raport me Kushtetutën, dhe ky është një vendim absurd pra, sepse duhetta bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën dhe jo përputhshmërinë e Kushtetutës me ligjin.

“Gjykata del jashtë kërkesës së parashtruar nga pala, dhe vendos në mënyrë të pasafatshme për certifikimin e kandidatëve për deputetë nga KQZ dhe verifikimin e mandatit të deputetëve nga Kuvendi. Vendimi i Kuvendit për verifikim te mandateve është dashur të kontestohet brenda 8 ditëve, jo pas gjashtë muajve. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbajtjes së seancës publike përmes së cilës iu mundësua parashtruesit të kërkesës të bëjë ndryshimin e shënjestrës së kontestuar nga ajo që fillimisht kishte paraqitur me shkrim. Anulimi i votës së Etem Arifiti është në kundërshtim me praktikën e vendosur nga vet Gjykata, në rastin më të freskët për votat e pranuara me postë jashtë afatit ligjor. Në këtë rast përkundër që ka mundur t’i mohohet përfaqësimi në Kuvend një subjekti politik përmes një vendimi kundërkushtetues të Gjykatës Supreme, Gjykata Kushtetuese nuk kishte anuluar rezultatin e shpallur të zgjedhjeve por vetëm e kishte qartësuar mënyrën e veprimit për zgjedhjet e ardhshme.

Gjykata u bazua në paragraf jo relevant të një Raporti të Komisionit të Venedikut, përderisa i njëjti Raport përcakton se kufizimi i të drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje duhet të jetë një masë proporcionale, që kërkon të bazohet në natyrën e veprës penale, qëllimin, gjatësinë e dënimit dhe ashpërsinë e veprës. Këto elemente Gjykata nuk i morri parasysh”, vlerëson Krasniqi.

Sipas tij, në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, secili person qa ka kryer vepër penale në ti vitet e fundit s’mund të certifikohet për zgjedhjet. Ai thotë se sipas këti aktvendimi, Albin Kurti Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, s’mund të kandidojnë për zgjedhje.

“Sipas këtij aktgjykimi del që asnjë person i cili ka kryer vepra penale në tri vitet e fundit nuk mund të certifikohet për kandidat për deputet, pavarësitë nëse është dënim me kusht, plotësues apo çfarë do lloji dënimi të jetë, për shkak se edhe me kodin penal me ndryshimet që janë bërë është hequr ky neni që dënimet me kusht s’kanë pasoja juridike dhe tani kanë pasoja juridike, kështu që z. Kurti, znj. Haxhiu, Kadaj-Bujupi të cilët kanë dënime në tri vitet e fundit për vepra penale s’do të mund të certifikohet për kandidat për deputet.. Por parimi duhej të ndiqej edhe për ministra si për deputetë”, tha ai.