Chelsea e Frankfurti në vazhdime

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta në “Stamford Bridge” që të mësohet finalisti i Ligës së Evropës ndërmjet Chelseat dhe Frankfurtit.

Skuadrat barazuan me rezultat prej 1 me 1, rezultat ky identik si në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjermani.

30 minuta janë vazhdime, dhe nëse nuk ka ndryshime atëherë finalisti do të përcaktohet në penalti.