Cardi B dhe Offset bëhen sërish prindër

Reperja Cardi B dhe Offset janë bërë prindër për here të dytë. Ka qenë vetë reperja që e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi me bebin në krah dhe bashkëshortin e saj. Çifti shfaqet në një shtrat spitali, duke parë me dashuri djalin e porsalindur.

“9/4/21,” shkroi Cardi B në postim, duke shtuar disa emoji. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin e të birit.

Ndërsa në një deklaratë, dyshja tha: Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai ka që tani aq shumë dashuri nga familja e miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.

Reperja e dha lajmin e pritjes së ëmbël në qershor.  Çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, të quajtur Kulture. Ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë.