Francois Letexier

Caktohet arbitri i ndeshjes Kroaci – Shqipëri

UEFA e ka caktuar arbitrin e ndeshjes Kroaci – Shqipëri. Bëhet fjalë për francezin Francois Letexier. 

Ai vlerësohet  njëri prej arbitrave  më të mirë evropianë të gjeneratës së re. Është pjesë e listës së gjyqtarëve elitarë të UEFA-s.

Letexier do të asistohet nga arbitra po ashtu francezë.

Ndeshja Kroaci – Shqipëri zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00 në Hamburg. Të dy ekipet  i kanë humbur ndeshjet e para në Euro 2024.