Braziliani Vinicius Junior merr nënshtetësinë spanjolle

Futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior ka marrë sot nënshtetësinë spanjolle.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Real Madridit përmes një komunikate.

“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë brazilian Vinicius Junior u betua në Kushtetutën spanjolle të premten e kaluar, më 2 shtator, kështu që nga ai moment ka edhe nënshtetësi spanjolle”, thuhet në komunikatën e klubit mbretëror.

22-vjeçari, Vinicius Junior është i lindur në Sao Gancalo të Brazilit dhe luan te Real Madridi në Spanjë që nga viti 2018 kur u transferua nga Flamengo.