Saranda Bogujevci

Bogujevci: Kurban Bajrami, rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, bashkë edhe me disa deputetë e kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kjo vizitë u bë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Bogujevci uroi besimtarët myslimanë në Kosovë.

Ajo tha se kjo ditë është e mbushur me gëzim e mirësi.

“Dhe një rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, e sidomos ndaj atyre që kanë shumë më pak se ne dhe ju nevojitet ndihma jonë”, tha ajo në urimin e saj.