Gazetari

Blendi Fevziu për Sylë Tahirsylajn: Vdiq në Shqipëri, në vendin ku vinte shpesh dhe që e deshi me gjithë forcën

Gazetari, Blendi Fevziu, ka reaguar për vdekjen e meteorologut Sylë Tahirsylaj.

Ai ka thënë se Tahirsylaj ka vdekur në Shqipëri “në vendin ku vinte shpesh dhe të cilin e deshi me gjithë forcën”.

Fevziu i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të të ndjerit.

“Profesor Doktor Syle Tahirsylaj, pioner i metereologjise ne Kosove, akademik dhe intelektual i njohur i mbylli syte pergjithnje. Ky burre me kontribute te rralla nderroi jete papritur, jo ne Kosove, por ne Shqiperi, ne vendin ku vinte shpesh dhe te cilin e deshi me gjithe forcen, duke e konsideruarvendin e tij po ashtu si Kosoven. Ai ishte nje ithtar i shkences shqiptare, nje dashnor pa kushte i Shqiperise e Tiranes dhe nje partiot me breza i Kosoves dhe shqiptarise. Duke i shprehur ngushellimet familjes, te afermve, institucioneve te Kosoves, uroj te prehet ne paqe. Do t’ju mungoje te gjitheve…”.