Robert Berisha

Berisha: Shqipërinë nuk kam pas qejf me e shiku hiç, m’bojnë nervoz

Këngëtari Robert Berisha ka komentuar lojën e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Megjithëse thotë se nuk është ndonjë fans i madh i futbollit e nuk i ndjek ndeshjet, Shqipërinë thotë se nuk ka dëshirë ta ndjek pasi “e bëjnë nervoz”.

“Nuk jam najfarë meraklie i futbollit, Shqipninë nuk kom pas qef me kqyr hiq me t’thonë t’drejtën se veç m’bojnë nervoz, s’jom unë që thej shpageta. Kur t’bëhen gati me lujt një lojë t’mirë qysh duhet, atëherë kom me shku me i lon krejtë obligimet e me shku me i kqyrë qysh duhet,” ka thënë Berisha, në “EuroDueli.