Befason Ish kandidati i VV-së për deputet: “I dham fund shtetit të komandantave të therrave”

Ish kandidati i VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi, ka befasur me një postim në rrjetin social Facebook.

Loshi që dështoi të marrë besimin e qytetarëve për përfaqësim në Parlamentin e Kosovës, po vazhdon të merret me çështjet politike.

Ai i ka quajtur luftëtarët e lirisë dhe pjestarët e UÇK-së, si komandanta të therrave.

Postimi i plotë: Merre me mend, një gjak borxh pse ia paska pas ndalë komandantit investimet e parregullta! Shyqyr që i dhamë fund shtetit të komandantëve të therrave. Ec e puno kundër Albin Kurtit kur e di se kush mundet me u kthye në pushtet prapë! Mos ndodhtë as në ëndërr!