Bebe Rexha

Bebe Rexha përkrahë Kombëtaren Shqiptare, ja çfarë bëri ajo

Spektri i ndjenjave patriotike dhe përkrahja për Kombëtaren e Shqipërisë në Euro 2024 kanë arritur një pikë të re emocionuese, kësaj radhe nga një emër i njohur në skenën ndërkombëtare, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Duke shprehur mbështetjen e saj për ekipin kombëtar, Bebe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të mbushur me emoji të flamurit kombëtar shqiptar.

Pas kësaj shprehjeje të ndjenjave nëpërmjet fotografive dhe emoji-ve, ajo nuk ndaloi me kaq. Bebe ka zgjedhur të rishpërndajë në llogarinë e saj me mbi 12 milionë ndjekës në Instagram një video plot energji dhe humor të tifozëve shqiptarë.