Barcelona

Barcelona e gatshme ta shesë “përbindëshin” – ia cakton çmimin

Barcelona është gati të shesë Mikayil Faye te Porto, siç u raportua nga Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, skuadra katalunase kërkon 15 milionë euro për shitjen e të riut.

Barça tani është duke pritur një ofertë nga Porto këtë javë për Faye dhe ka planifikuar një takim me klubin portugez për të diskutuar marrëveshjen.

Romano shton se Barcelona dëshiron një klauzolë kthimi në kontratën e Faye, pasi ata duan të kenë fjalën e tyre në të ardhmen e tij. Porto pritet ta pranojë këtë detaj të vogël.

Barça pagoi vetëm 1.5 milionë euro për të nënshkruar me Faye nga NK Kustosija që do të thotë se ata do të fitonin 10 herë më shumë se sa shpenzuan.

Megjithatë, klubi Blaugranas do të largonte një mbrojtës të fuqishëm. Faye e çoi Barca Athletic në prag të promovimit këtë sezon dhe shënoi katër gola gjatë sezonit.