Ballkani

Ballkani ka tre skuadrat shqiptare si kundërshtarë të mundshëm në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve

Ballkani do të luaj për herë të tretë radhazi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës për herë të parë do të jetë në grupin e skuadrave favorite.

Ndërkohë ata do të mësojnë edhe emrin e kundërshtarit më të cilët do të përballen në raundin e parë nesër (e martë) më 18 qershor.

Suharekasit ndodhen në Grupin 1 në vazon e skuadrave favorite së bashku me Slovan Bratislavan, Borac Banja Lukan, TNS dhe Lincoln Red Imps.

Ndërkohë në këtë Grup në vazon e skuadra jo favorite ndodhen tre skuadra të tjera shqiptare ku mund të luaj njëra nga to me Ballkanin.

Hamrun Spartans (Malta), FC Struga (Maqedoni e Veriut), FK Deçiç (Mali i Zi), KF Egnatia (Shqipëri) dhe UE Santa Coloma (Andorra) janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues.