Bali Muharremaj s’ka të ndalur: Çdo muaj do të ndahen 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një lajmë shumë të mirë për nxënësit e komunës së tij.

“Ne përmes Kosovo Hope & Way to the Kingdom, do të ndajmë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë për çdo muaj për vitin shkollor 2022-23″- është lajmi i mirë që më dha miku im Berat Gegaj nga Amerika”, tha ai.

Muharremaj, tregoi se qëllimi i tyre është mbështetja në fushën e arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja./Ballkani.info/

Postimi i plotë:

100 bursa për nxënësit e komunës sonë ❤️

“Ne përmes Kosovo Hope & Way to the Kingdom, do të ndajmë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunës sonë për çdo muaj për vitin shkollor 2022-23”- është lajmi i mirë që më dha miku im Berat Gegaj nga Amerika.

Qëllimi i tyre është mbështetja në fushën e arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja.

Ky veprim human, e që nuk është i vetmi ndër vite, na bënë të ndjehemi mirë dhe krenar gjithashtu.

Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë !

Bali Muharremaj