Arrestohet serbi pasi keqpërdori seksualisht të miturën

Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia është arrestuar i dyshuari mashkull serb, i cili në veturën e tij me tabela vendore, kishte keqpërdorur seksualisht viktimën moshë e mitur femër serbe.

I dyshuari është takuar në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rastë është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura, njofton Ballkani.info

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sulmi fizik dhe dëmtimi i veturës , është raportuar dhe proceduar me datë, 07.02.2019