Foto

Arbër Hoxha e zhvilloi sot stërvitjen e parë me Dinamon

Arbër Hoxha e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me Dinamo Zagrebin.

Ylli kosovar iu bashkua edhe zyrtarisht dje gjigantit kroat nga Slaven Belupo.

Dinamo i shpenzoi rreth 2 milionë euro për kartonin e futbollistit kosovar, ndërsa sot klubi kroat zbuloi fotografi nga stërvitja e parë me ekipin e ri të lojtarit ofanziv.

“Stërvitja e parë”, shkroi Dinamo në “Facebook”.

Hoxha do të mundohet ta tregojë veten tek Dinamo Zagrebi, me të cilin synon suksese, ndërsa kjo do t’ia hapte edhe rrugën drejt ftesës në Kombëtaren e Kosovës.