Video

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Të shtunën, Shqopëria është përballur me Italinë në ndeshjen e saj të parë në kuadër të Kampionatit Evropian 2024.

Ndeshja e zhvilluar në “Iduna Park” të Dortmundit, mblodhi shqiptarët më shumë se kurrë brenda dhe jashtë stadiumit – të cilët bën tifo të të madhe për Shqipërinë.

Pjesë e tribunave ishin edhe shumë fytyra publike, e një ndër to ishte edhe prezantuesja ikonike e dy edicioneve të para të Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Ajo ishte bashkë me burrin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, teksa publikoi në Instagram disa video ku shihej duke valvitur flamurin kombëtar në tribuna.

Shqipëria përjetoi humbje nga Italia në këtë ndeshje, me rezultat 2-1. /Telegrafi/