Emisari i BE-së

​Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Lajçak: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

Ai në një postim në rrjetin social X ka ndarë detaje nga ato që ai kishte diskutuar në këtë konferencë.

“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, ka shkruar diplomati sllovak.