Policia jep detaje

Aksident në Malishevë, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në fshatin Banjë të Malishevës, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai i ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku janë përfshirë dy automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Elezajt.