A mund t’i përballoj ekonomia e Kosovës politikat sociale?

Kosova, ndër problemet kryesore të saj e ka papunësinë dhe mungesen e zhvillimit ekonomik. Të gjitha pushtetet e deritashëm kanë premtuar rritje ekonomike.

Gjatë vitit 2009, Kosova kishte rritje ekonomike 4.9, gjatë vitit 2015 rreth 4%, derisa synohet që Kosova edhe gjatë vitit 2018 rritjen ekonomike ta ketë rreth 4%

Kjo, rritje ekonomike nuk po mjafton për më shumë vende pune, pasiqë shpenzimet publike janë të mëdha dhe ngarkimi i buxhetit po pengon orientimin e buxhetit kah projektet zhvillimore, shkruan Ballkani.info.

Numri i madh i zv-ministrave, shpenzimet për festat kombëtare, rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik – tashmë shtesat sociale për fëmijë < e kanë bërë shumë të kritikuar Qeverinë Haradinaj.

Ngritja e pagave mbi 100% për kabinetin qeveritar përplasi partnerët e Qeverisë. Ministri i finacave, Bedri Hamza kritikoi kategorikisht këtë vendim të Qeverisë.

Sipas, Hamzës Kosova është e rrezikuar nga deficiti buxhetor.

Gjykata Kushtetuese kishte dalur me vendim që rritja e pagave për qeveritarët është legale. Përkundër asaj që institucionet ekonomike kishin alarmuar për shpenzime të mëdha publike – vendimi ishte ekzekutuar, pagat ishin rritur mbi 100.

Deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi ka ngritur një rezolutë që kërkon shtesa për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Ide e përkrahur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ekonomistët po e kritikojnë këtë ide. Lulzim Beqiri, deklaroi për Ballkanin.info se nuk është koha e duhur për këto shtesa pasiqë shëndetësia dhe arsimi janë prioritete më të rëndësishme, madje edhe për përmirësimin e jetës së fëmijëve.

Poashtu, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka dalur kundër skemave sociale duke thirrur në skema zhvillimore.

Në shkencën ekonomike kemi përplasje të mëdha në mes ideve për politika sociale apo rëndësisë së makrostabilitetit dhe makrofiskalitetit.

Kosova vazhdon të mbetet shteti me ekonomi më të dobët përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon – papunësia, ekonomia e zezë, korrupsioni, dominimi i importit karshi eksportit mbeten problemet kyqe të ekonomisë kosovare në përgjithësi. /Ballkan.info/