Tensionet në veri| Osmani rreshtohet përkrah Kurtit, del kundër SHBA-së dhe SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit.

Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, iu është kundërpërgjigjur SHBA-së dhe BE-së pasi që kërkuan që të ndalën menjëherë masat e dhunshme në veri të Kosovës.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë! 🇽🇰