Rrustem Mustafa

Komandant Remi për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit i ka falur të gjithë

Komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ua ka dedikuar një status në facebook, bashkëpunëtorëve të Serbisë në vitet 1989-1999.

Ai ka thënë se palca e kombit, i ka falur këta persona, duke theksuar se këta njerëz nuk i kishin besuar brezit të lirisë.

Postimi pa ndërhyrje:

Debati rreth njerzve të afërt me pushtetin serb 1989-1999.

E rendesishme është se asnjëri nga lojalistët e kohës së okupimit nuk kanë më asnjë borxh ndaj shtetit agresor që ka ik.

Ata duhet të pajtohen me këtë fakt dhe duhet të perqafojnë vlerat e kombit të vet në mënyrë që t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë.

Palca e kombit, tani i ka falur të gjithë (përjashto kriminelët) ata që në atë kohë kanë qenë me mëdyshjen dhe nuk i kanë besuar brezit të lirisë.