Në njërin prej këndeve të Presidentcës, është vendosur portreti i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu, afër tyre është vendosur edhe portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe flamuri dardan.

Lajmin e ka konfirmuar për Klanin këshilltari për media i presidencës, Bekim Kuptina, i cili ka dërguar edhe fotografinë nga hapësirat e Presidencës.

Vendosja e këtyre simboleve në Presidencë vjen në një ditë me zhvillime të rëndësishme lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.